Ballina Vendi Ndodh një herë në jetë: Shihni të gjithë planetët në të njëjtën...

Ndodh një herë në jetë: Shihni të gjithë planetët në të njëjtën kohë këtë qershor

1

Për disa ditë këtë muaj, shtatë planetët e tjerë kryesorë që rrotullohen rreth diellit do të jenë të dukshëm nga Toka në të njëjtën pjesë të qiellit.

Ja se si të vëzhgoni këtë ngjarje astrologjike që ndodh një herë në jetë:

Të paktën katër nga planetët (Venusi, Marsi, Jupiteri dhe Saturni) do të jenë të dukshëm me sy të lirë në qiell gjatë natës.

Për tre planetët e mbetur (Merkuri, Urani dhe Neptuni), dylbitë ose një teleskop bëjnë të mundur që shikuesit e yjeve të vëzhgojnë tërësinë e planetëve të sistemit tonë diellor, raporton noa.al duke cituar francezen Le Soir.

Kjo do të jetë e mundur gjatë një periudhe prej pothuajse dy javë, sipas përllogaritjeve të Institutit Francez të Astrologjisë (IMCCE).

Mes 14 dhe 27 qershor 2022, planetët dhe hëna do të formojnë një vijë që do të jetë e dukshme në fund të orëve të natës. Momenti optimal për të vëzhguar shtrirjen e rrallë parashikohet të jetë 22 qershori.

Është interesante se ky fenomen ka ndodhur për herë të fundit në dhjetor 1997, por nuk do të përsëritet deri në nëntor 2124.

Ata që dëshirojnë të ndjekin këtë event do të duhet të zgjohen herët – rreth orës 04:30 dhe madje 04:00 në ditët në vazhdim e sidomos në 22 qershor.

Gjetja e një vendi ku qielli është i pastër është shumë i rëndësishëm, veçanërisht në rastin e shikimit të Mërkurit që do të shfaqet vetëm pak para lindjes së diellit dhe për këtë arsye shfaqet më i dobët gjatë natës.

“Do të duhet të jeni vigjilentë sepse ngjarja zgjat vetëm disa minuta”, shpjegon Pascal Descamps nga IMCCE. “Unë pres që e gjithë periudha e vëzhgimit të zgjasë rreth 15 minuta që nga momenti që Mërkuri që është më i larti në qiell, të jetë i dukshëm. Qielli nuk do të jetë plotësisht i errët.”

Por ndërsa Mërkuri do të jetë më i vështiri për t’u dalluar, Venusi duhet të shkëlqejë me një ndriçim të pazakontë. Në të djathtë të tij, Marsi duhet të jetë gjithashtu i lehtë për t’u dalluar së bashku me Jupiterin gjigant.

Po kështu, Saturni do të jetë i dallueshëm dhe, me ndihmën e një teleskopi, edhe unazat duhet të jenë të dukshme.

Sipas rendit të paraqitjes, Urani do të jetë më i largët në të majtë, i ndjekur nga Venusi dhe më pas Marsi. Neptuni do të ulet më në të djathtë midis Jupiterit dhe Saturnit.

Descamps rekomandon përdorimin e planetëve më të mëdhenj si një udhëzues vizual për të gjetur më pas ata më të vegjël dhe më pak të shndritshëm.