Ballina Rajoni Ndizet Egjeu, avionët turq fluturojnë mbi ishujt grekë, alarm në Athinë

Ndizet Egjeu, avionët turq fluturojnë mbi ishujt grekë, alarm në Athinë

1

Avionët turq fluturuan sot mbi Agathonisi, mes tensioneve në rritje Greqi-Turqi.

Avionët F-16 turq që hynë në ishuj pa paraqitur një plan fluturimi, fluturuan rreth 3048 metra mbi Agathonisi në orën 14:33.

Një minutë më vonë, çifti i dytë i luftëtarëve turq fluturoi mbi kompleksin e ishullit “Njeriungrënës” në 5181 metra lartësi.

Mediet greke shkruajnë se turqit me  sa duket janë të gatshëm ta vazhdojnë lojën e tensioneve duke rrezikuar stabilitetin në rajonin e Egjeut dhe Mesdheut Lindor.

Përgjigjet e Forcave të Armatosura janë të menjëhershme dhe vendimtare në tokë, ajër dhe det, ku GEETHA ka dhënë urdhra të qarta për rritjen e gatishmërisë 24 orë në ditë.

Skuadriljet e luftës kanë ngritur nivelin e gatishmërisë, me qëllim që të mos lejojnë hyrjen e avionëve turq.

Në të njëjtën kohë, Marina ndodhet nga skaji në skaj në Egje, duke kontrolluar me njësitë e saj sipërfaqësore dhe nëndetëse të gjitha pikat “kyçe” të Arkipelagut.

Ushtria tokësore përbën gjithashtu “sytë dhe veshët” e Forcave të Armatosura dhe informojnë vazhdimisht Qendrën Operative në Athinë për çdo lëvizje të palës së kundërt./Abcnews.al/