Ballina Vendi Ndahet nga jeta fotografi i vjetër fierak, Kristaq Qose

Ndahet nga jeta fotografi i vjetër fierak, Kristaq Qose

3

Ndahet nga jeta fotografi i njohur fierak Kristaq Qose. Lajmi eshte bere publik nga familjarët e tij ne rrjetet sociale, te cilet kane bere te ditur se varrimi do te behet sot me 17 mars, ora 11:00, ne varrezat publike te qytetit.

Në 50 vite punë me apartin fotografik, Kici Qose, sic e thërrasnin në Fier, ngriti dinastinë e fotografisë fierake, që shkëlqen edhe sot e kësaj ditë me suksesin e vetë në këtë qytet.

Kur e pyesnin se për kë ka bërë bërë foto gjatë jetës së tij, thoshte se ka pasur fatin që në celuloid “të mbërthejë” ngjarjet më të rëndësishme në Fier, njerëzit më të shquar fierakë, artistë, politikanë të kohës dhe gjithë fierakëve.