Ballina Lifestyle & Showbiz Ndërron jetë 24-vjeç reperi i famshëm. Vëllai jep lajmin e trishtë: E...

Ndërron jetë 24-vjeç reperi i famshëm. Vëllai jep lajmin e trishtë: E pashë duke vdekur!

1

Vetëm 24 vjeç ndërron jetë reperi i famshëm Lil Keed. Lajmin e bëri të ditur vëllai i tij përmes postimit në rrjetet sociale.

‘Nuk mund ta besoj që të pashë të vdisje sot vëlla, nuk e di se çfarë dëshiroj të bëj dhe kjo është e vështirë për mamanë, babain, vëllezërit tanë Naychur dhe Whiteboy.”- shkruajti ai.

Vdekja e të ndjerit u raportua fillimisht nga revista “Complex”, pasi morën edhe konfirmimin nga familjarët e tij.

Lil Keed regjistroi shumë këngë të njohura, duke përfshirë “Snake”, “She Know” dhe “Wavy (Remix).

Keed fitoi shumë sukses nga albumet e tij dhe mixtapes, si dhe u shfaq në bashkëpunime me artistë si Travis Scott, Lil Uzi Vert, Chris Brown, Future, Zaytoven dhe Lil Yachty.

https://youtube.com/watch?v=_i03CMRP1tY

Keed ka lënë pas të dashurën e tij, Quana, dhe vajzën e tyre Naychur.