Ballina Vendi Ndarja nga jeta e Madeleine Albright, Basha mesazh ngushëllimi: Mirënjohës për mbështetjen...

Ndarja nga jeta e Madeleine Albright, Basha mesazh ngushëllimi: Mirënjohës për mbështetjen e saj në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë NATO

2

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Sekretares së Shtetit Madeleine Albright.

Me një mesazh në Twitter, Basha ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e saj të vendosur për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë NATO.

“RIP Madeleine Albright, Sekretarja e parë femër e Shtetit në SHBA. Përgjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e saj të vendosur për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në PfP dhe #NATO . Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë shtytjen e saj që aleanca të ndërmarrë veprime vendimtare për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik në Kosovë.”