Specialistet per Hetimin e Krimeve ne Komisariatin e Policise Lushnje, arrestuan ne flagrance shtetasin Dalip Dulja, 50 vjeç, banues ne Qerret, Lushnje. Arrestimi i ketij shtetasi u be pasi per motive te dobeta ka ushtruar dhune fizikike dhe psikologjike ndaj djalit 18 vjeç dhe bashkeshortes se tij, e cila ishte e paisur me urdher mbrojtje.