Ballina Bota Ndalet marshimi i Wangerit drejt Moskës, Lukashenko ndërhyn mes Putinit dhe Prigozhinit

    Ndalet marshimi i Wangerit drejt Moskës, Lukashenko ndërhyn mes Putinit dhe Prigozhinit

    3

    Drejtuesi i grupit mercenar i Wagner, Yevgeny Prigozhin ka bërë të ditur se ka rënë dakord të ndalojë marshimin e trupave të tij që po përparojnë drejt kryeqytetit rus.

    Këtë vendim Prigozhin e mroi pasi presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka zhvilluar bisedime me të, gjatë të cilave është rënë dakord që të çtensionohet situata.

    “Prigozhin pranoi propozimin e Lukashenkos për të ndaluar lëvizjen e Wagner në territorin rus dhe për hapat e mëtejshëm për të de-përshkallëzuar tensionet”, transmeton BBC.

    Prigozhin ka bërë të ditur gjithashtu se “ishte e mundur për të gjetur një variant të pranueshëm të de-përshkallëzimit të situatës me garanci sigurie për luftëtarët e “Wagner”.

    Kreu i Wanger është shprehur se ndërsa njerëzit e tij janë vetëm 200 kilometra nga Moska, ai vendosi t’i kthejë ata për të shmangur “gjakderdhjen ruse”.

    Vendimi i Prigozhin vjen pas një deklarate nga zyra e presidentit bjellorus, Alekasandër Lukashenko, duke thënë se ai kishte negociuar një marrëveshje me Prigozhin pasi kishte diskutuar më parë këtë çështje me Putinin.

    /rtsh.al/