Ballina Lajme Natë e qetë në veri të Kosovës, nis grumbullimi i protestuesve në...

Natë e qetë në veri të Kosovës, nis grumbullimi i protestuesve në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq

0

Situata në veri të Kosovës ka qenë e qetë gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm (1 qershor) në të treja komunat, në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Serbët kanë nisur grumbullimin në këto komuna, për të katërtën herë gjatë kësaj jave, ndërsa pjesëtarët e KFOR vijojnë të qëndrojnë para ambienteve komunale.

Protestat në veri nisën fill pas zgjedhjes së katër kryetarëve të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, ku serbët në veri kundërshtojnë zgjedhjen dhe hyrjen e tyre në ambientet komunale. Kryeministrin Albin Kurti e cilëson zgjedhjen e kryetarëve si legjitime, ndërsa një ditë më parë, u shpreh se të zgjedhurit e këtyre komunave duhet të ushtrojnë detyrën brenda zyrave, të pashoqëruar me polici.