Supermodelja Naomi Campbell është bërë nënë për herë të dytë, në moshën 53-vjeçare.
Campell e cila mirëpriti fëmijën e saj të parë dy vjet më parë, njoftoi ardhjen e djalit të saj në Instagram të enjten, duke u thënë ndjekësve të saj “nuk është kurrë vonë”.
Ajo nuk kishte treguar më parë se ishte në pritje të fëmijës së dytë dhe nuk ofroi detaje të mëtejshme rreth lindjes.
Modelja Claudia Schiffer, stilistja Donatella Versace dhe këngëtarja Kelly Rowland ishin ndër emrat e famshëm që postuan mesazhe urimi.
Vitin e kaluar, Campbell – modelja e parë me ngjyrë që u shfaq në kopertinën e Vogue – pozoi me vajzën e saj për kopertinën e British Vogue dhe tha se ajo nuk ishte birësuar.
Që kur u bë nënë, Campbell ka vazhduar të performojë në pasarelë për brandet më të mira të modës, si Alexander McQueen dhe Versace.