Ballina Lajme Naim Shala nga Kosova fitues i çmimit të parë te Edicionit...

Naim Shala nga Kosova fitues i çmimit të parë te Edicionit te 13 te fotografise Focus Award te zhvilluar mbremjen e djeshme ne FIER .

1

Naim Shala nga Kosova me “Misty Walking Morning “merr cmimin e pare te Edicionit te 13 te fotografise  Focus Award te zhvilluar mbremjen e djeshme ne FIER .

 Tema e këtij edicioni të festivalit të fotografisë Fokus Award është titulluar “THE OTHER ” ( Tjetri) ku marrin pjesë artistë nga 23 vende të ndryshme të botës me  180 krijimtaritë e tyre ne fotografi


Drejtori i festivalit Arben Alliaj  eshte shprehur se kete vit jane me shume pjesmarrës dhe nga me shume shtete , fillimisht jane paraqitur 430 punime ndersa nga kuratorët jane perzgjedhur per konkurim 180.



Fotografi i njohur italian dhe fitues i dy cmimeve nderkombetare “World Press Photo Award”,Francesco Cito ne pershtypjet e tij per kete ekspozit, ka shprehur vlerat me te mira te veprave dhe artisteve ndersa  kjo tradite mes artit dhe artisteve percjell mesazhe dhe afron artistet dhe kulturat e tyre. 



Në këtë ekspozitë artitstët kanë sjellë  copeza te jetes nga vendet e tyre .Fokus Award është kthyer në një tradite  tashme gati 13 vjecare dhe ne cdo vit vjen me nje dimension te ri jo vetem per nga madhesia por edhe nga vlerat e saj . Festivali, tashmë i mirënjohur edhe ne bote kërkon në çdo event të tij të sugjerojë fotografinë si një dritare ku mund te shohesh një moment ,mund te ndertosh nje  histori apo ide qe shumfishohet  nga imagjinata me mijera fjale 

Ekspozita do qendroje e hapur 7 dite