Ballina Vendi Moti i keq, rrëzohen pemët në Pyllin e Sodës, bashkia Vlorë: Në...

Moti i keq, rrëzohen pemët në Pyllin e Sodës, bashkia Vlorë: Në orët në vijim do ketë stuhi të forta

1

Moti i keq ka rrëzuar pemët në Pyllin e Sodës në Vlorë.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të hequr pemët nga rruga.

Përmes një postimi në rrjete sociale, bashkia e Vlorës ka paralajmëruar qytetarët për stuhi të forta në ditët në vijim.

“Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar. Stuhi te forta do të intensifikohen në  vazhdim ,për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to. Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë  të jemi të kujdesshëm!  Për çdo nevojë urgjente  kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në Facebook”.