tvkombi
tvkombi

Moti i keq në Lezhë, dëmtohen linjat e energjisë

Lajme

Publikuar ne:07:22 - 27/09/2022

Moti i keq me reshje shiu dhe stuhi ka krijuar problemet e para në disa qytete. Një ndër këto qytete është Lezha. Në Shëngjin uji ka vërshuar në rrugë. Kjo situatë ka krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Ndërkohë nga moti i keq janë dëmtuar linjat elektrike e për pasojë kanë ngelur pa energji elektrike fshatrat e Zadrimës. Grupet e punës të OSHEE ndodhen në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa më parë të energjisë.

Ju sugjerojmë