Ballina Bota Moti i keq në Kaliforni, presidenti Biden shpall gjendjen e jashtëzakonshme

    Moti i keq në Kaliforni, presidenti Biden shpall gjendjen e jashtëzakonshme

    1

    Moti i keq ka detyruar presidentin e SHBA, Joe Biden, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Kaliforni. Urdhri ekzekutiv i Biden ofron ndihmë federale për të mbështetur përpjekjet e qeverive shtetërore dhe lokale, si dhe të popujve indigjenë në juridiksionet e tyre, në zonat e prekura nga stuhitë e forta, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut. Urdhri ekzekutiv gjithashtu vë në dispozicion fondet e qeverisë federale për të prekurit në qarqet Merced, Sacramento dhe Santa Cruz.

    Pas motit të ashpër, banorët në Kaliforni po përgatiten për një tjetër shi të madh, pasi një ditë më parë një valë e konsiderueshme shiu dhe reshje bore në male përfshiu shumë zona më të populluarat në SHBA, ku toka tashmë është e ngopur me ujë shiu.

    Rrjeti i energjisë elektrike tashmë është prekur, ndërsa tokat bujqësore dhe rrugët janë përmbytur. Sipas Shërbimi Kombëtar i Motit pret “përmbytje katastrofike” në zonat me lartësi më të ulët të Luginës së lumit Salinas, një zonë e madhe rurale në jug të Gjirit të San Franciskos .

    “Nuk ka mbaruar,” paralajmëroi guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom në një konferencë shtypi, duke vlerësuar se edhe nëse intensiteti i shiut zvogëlohet, toka tashmë është e ngopur me ujë dhe për këtë arsye ekziston ende një rrezik i konsiderueshëm për përmbytje . Duke pranuar lodhjen e kalifornisë pas disa javësh shiu, ai tha: “Lutem që të gjithë të ruajmë vigjilencën dhe sensin tonë të përbashkët për 24-48 orët e ardhshme.”

    Moti i keq ka “goditur” Kaliforninë që prej 26 dhjetorit , si pasojë e të cilit të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe kanë shkaktuar përmbytje, ndërprerje të energjisë elektrike, rrëshqitje dherash, evakuim të vendbanimeve dhe bllokim të arterieve rrugore.

    Autoritetet vendase kanë nisur evakumin e qytetarëve që banojnë në zonat e rrezikuara.

    /rtsh.al/