Ballina Lajme Moti i keq/Ministria e Mbrojtjes: Dëmtohen urat në Lezhë dhe Shkodër, aksi...

Moti i keq/Ministria e Mbrojtjes: Dëmtohen urat në Lezhë dhe Shkodër, aksi Bogë-Theth i bllokuar nga ortekët

1

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të situatës në vend për shkak të motit të keq. Gjatë ditës së sotme ka pasur një përmirësim të situatës në të gjithë vendin, por pritet rifillimi I reshjeve të dendura gjatë ditëve në vazhdim.

Si pasojë e prurjeve të shumta të lumenjëve janë dëmtuar urat në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ura e Gjinajve në Vaun e Dejës dhe ura që lidh fshatin Kolsh dhe lagjen Malësia dhe ura në vendin e quajtur Kodër Mulliri në Lezhë.

Për sa i përket infrastrukturës rrugore, vijon qarkullimi normalisht në të gjitha akset nacionale, ku ka presencë dëbore dhe rënie të inerteve dhe gureve, ku firmat kontraktore kanë ndërhyrë në kohë për pastrimin e tyre.

I vetmi aks I bllokuar është si Bogë-Theth për shkak të rënieve të ortekëve dhe ndërhyrja është e pamundur. Gjithashtu rruga e Arbrit që ditën e djeshme ka qenë e bllokuar si pasojë e borës pa ndërprerje, ditën e sotme vijon qarkullimi normalisht.

Nivelet e lumenjve jane nën nivelin kritik, duke mos paraqitur rrezikshmeri për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre.

Per sa i përket furnizimit me energji, ka problematika vetem ne disa zona rurale te qarqeve Elbasan, Berat,  Kukes dhe Shkoder. Strukturat e OSHEE jane duke punuar ne terren pa nderpreje per te rikthyer energjine elektrike ne kohe.

 “Per menaxhimin e situatave janë angazhuar 50 forca ushtarake me 7 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe mjete të tjera. Është siguruar mbështetja humanitare me 700 pako ushqimore, 900 batanije dhe 10 çadra për të gjitha bashkitë e qarkut Dibër”, tha Ministria e Mbrojtjes.