Ballina Lajme Moti i keq, lundrimi në Vlorë i pezulluar prej dy ditësh

Moti i keq, lundrimi në Vlorë i pezulluar prej dy ditësh

1

Kushtet atmosferike dhe moti i keq kanë bërë që të vijojë të mbetet i pezulluar lundrimi në Portin e Vlorës.

Prej ditës së djeshme është pezulluar trageti i linjës Vlorë-Brindisi, ndërsa po ky traget nuk do të të lundrojë as sot.

Pezullimi do të vijojë deri në përmirësimin e kushteve atmosferike që pritet pasditen e të hënës.

Sakaq, është pezulluar edhe lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla.