Ballina Vendi Moti i keq dhe reshjet e dendura te debores, izolojne banoret e...

Moti i keq dhe reshjet e dendura te debores, izolojne banoret e disa fshatrave ne Korce!

2


Edhe pse jemi në muajin mars pranvera duket se ende nuk ka ardhur, ndërsa në disa zona të vendit ende vijojnë reshjet e dëborës.

Në qarkun e Korçës reshjet e dendura dhe ngricat kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa akse, e po ashtu disa fshatra janë bllokuar.

Sipas ARRSH, 5 fshatrat Prenisht, Osnat, Lekas, Niçe, Derdushe janë bllokuar pasi trashësia e dëborës arrin në mbi 1.5 m. po kërkojnë ndihmë, pasi ushqimet po mbarojnë.