Ballina Lajme “Mos ik!” Rama apel kuksianëve: 20 mijë paundet për trafikantët investoji tek...

“Mos ik!” Rama apel kuksianëve: 20 mijë paundet për trafikantët investoji tek toka e gjyshit do bësh më shumë lekë se në Britani

1

Rama i bëri apel shqiptarëve të mos e ndërmarrin rrugën ilegale drejt Anglisë pasi do të jetë gjithmonë më e vështirë.

Rama tha se ata mund të bëjnë më shumë nëse qëndrojnë në  Shqipëri dhe paratë që duhet të paguajnë trafikantët e investojnë në vendin ku ata jetojnë.

I bëj apel të gjithëve të mos e ndërmarrin atë rrugë sepse do të jetë gjithmonë e më e vështirë sepse do u duhet të paguajnë shuma marramendëse trafikantëve dhe gjithnjë e më e dështuar. Nga ana tjetër sigurisht që Shqipëria nuk i ofron se s’ka sesi ti ofrojë as kushtet e Gjermanisë dhe as të Britanisë së Madhe sepse nuk bëjmë dot magji. Por Shqipëria ofron mundësinë për atë që realisht do të bëjë suksesin e vet dhe shembujt janë të panumërt sidomos në sektorin privat.

Të shpenzosh 20 mijë paund pët të paguar trafikantë ndërkohë që me 20 – 30 mijë paund dhe me mbështetjen e qeverisë të ndërtosh një agroturizëm në Kukës, në Has, në periferi tek shtëpia e gjyshit tënd dhe të bësh shumë më tepër lek sesa nga një punë të rëndomtë në Britaninë e Madhe . Natyrisht nëse nuk ke në mënd që të përfshihesh me rrjete kriminale e historira të tjera që mund të të joshin me të ardhura dhe të cojnë në ferr, duhe menduar. Nuk kemi parajsë për ti afruar askujt por kemi vullnetin  e durimin ta bëjmë Shqipërinë më të mirë, por kjo bëhet me punë, kurajo e guxim.