Ballina Sport Momente paniku për futbollistin shqiptar, avioni me të cilin udhëtonte pëson defekt

Momente paniku për futbollistin shqiptar, avioni me të cilin udhëtonte pëson defekt

1
Xherdan Shaqiri Switzerland Vs Turkey Euro 2020 Yxurlmyab9ff17rskzol00r6o

Xherdani Shaqiri kishte planifikuar që të mbërrinte të hënën në mëngjes në Zvicër, për t’u grumbulluar me Kombëtaren, por nuk ka ndodhur kështu. Avioni i tij ka mbetur i bllokuar në Çikago, çka ka bërë që të shtyhet udhëtimi dhe të mbërrinte në destinacion vetëm pasdite.

Sqarimi ka ardhur nga Adrian Arnold, zëdhënës i Federatës së Futbollit të Zvicrës. Arnold shprehet: “Shaqiri tashmë ishte në avion për në Zyrih, por avioni është dashur të kthehet prapa dhe të ulet në Çikago”. Zvicra do të luajë në Nations League  në qershor disa ndeshje.