Ballina Rajoni Moment historik për Kosovën, sot nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave

Moment historik për Kosovën, sot nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave

1

Sot, 19 prill, do të nënshkruhet në Strasburg vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Për këtë çështje, sot në Strasburg, presidenti i Parlamentit Evropian dhe Suedia si kryesuese e presidencës së BE-së, do ta nënshkruajnë zyrtarisht vendimin për liberalizim. I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministri Bislimi do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, e organizuar nga Presidentja e Parlamentit Roberta Metsola. Ceremonia pritet të fillojë në orën 14:45.

Dje Parlamenti Evropian miratoi vendimin për qytetarët e Kosovës. Ky votim nënkupton se nuk ka dilema më se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza nga 1 Janari i vitit 2024.