Ballina Vendi Modelet e folkëve trendy, që do rikthehen këtë verë!

Modelet e folkëve trendy, që do rikthehen këtë verë!

1

Moda sjell risi për çdo vit e çdo stinë.

Çfarë do të kenë të përbashkët flokët e verës2022?

Trendi i fundit i flokëve duket se është kthyer shumë pas në kohë, atëherë kur për ditëlindjen tonë të 10-të e kishim të zgjidhur punën e flokëve me ‘gërshetat e bebeve’.

Edhe tani, për flokët e kësaj vere do të aplikoni një formulë pak a shumë të njëjtë. Flokët mund t’i mbani të drejta, me onde ose komplet natyrale, por shtoni dy gërsheta të holla në pjesën para fytyrës.

 Stili boho i viteve ’70-të është më në modë se kurrë, prandaj mos u mendoni dy herë për mini-gërshetat.

Përveç kësaj, janë praktike dhe theksojnë më shumë mollëzat tuaja pa shumë mundim!