Ballina Vendi Mjeti luksoz godet me makinë policët e patrullës, njëri nga efektivët...

Mjeti luksoz godet me makinë policët e patrullës, njëri nga efektivët përfundon në spital! Autori prangoset, ishte i armatosur, në kërkim një tjetër

1

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur rëndë në krye të detyrës mbrëmjen e sotme teksa është shtypur me makinë nga një person, i cili më pas ka rezultauar edhe me armë në makinë. 

Sipas informacioneve një automjet lëvizte në sens të kundërt dhe Forcat operacionele të Durrësit i kanë bërë shenjë të ndalojë por drejtuesi i automjetit ka vijuar lëvizjen dhe nuk i është bindur urdhrit, duke përplasur dy punonjës policie, njëri prej të cilëve ndodhet aktualisht në spital për ndihmë mjekësorë, jashtë rrezikut për jetën.

Shkeli masën ‘arrest shtëpie’ dhe lëvizte me makinë, arrestohet 24 vjeçari në Durrës, e pëson dhe pasagjeri, ju gjendet kokainë më vete

Forcat operacionale të DVP Durrës janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e njerit prej personave që ndodhej në mjet i cili është kapur me armë zjarri pistoletë. Ndërkohë që policia vijon të jetë në kërkim të personit tjetër që ishte në mjetin Range Rover të bardhë.