Permiresimi i kushteve te motit ne vendin tone, ka favorizuar ndeshjet miqesore qe luhen nga skuadrat e Kategorise se Pare. Apolonia-Dinamo qe ka perfunduar me rezultatin 1-1 ka qene nje nder ndeshjet miqesore me te vecanta mes dy skuadrave te Kategorise se Pare, por qe aktualisht jane ne grupe te ndryshme ne kete kategori. Loja ka qene e bukur nga te dyja skuadrat ndersa per fieraket jane futur ne loje edhe futbolliste te rinj. Nje tjeter risi per skuadren fierake eshte edhe prezantimi I trajnierit te ri, Serbit Miliç, I cili mberrin te dielen ne Fier.