Ballina Vendi Ministrja e Shëndetësisë,në Kongresin e PS-së, pohoi se deri në fund të...

Ministrja e Shëndetësisë,në Kongresin e PS-së, pohoi se deri në fund të këtij mandati, do të rriten rrogat e mjekëve dhe infermierëve deri në masën 40%.

1

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në nisje të Kongresit të PS-së, pohoi se deri në fund të këtij mandati qeverisës, do të rriten rrogat e mjekëve dhe infermierëve deri në masën 40%. Manastirliu tha se pagat për mjekët dhe infermieret janë rritur me 63 %.

“Aseti ynë më i çmuar janë mjekët dhe infermierët tanë për të cilët investimet nuk kanë ndalur, qoftë në investimin e kushteve të punës, qoftë edhe në premtimin e mbajtur në dy mandatet e vështira, 63 % janë rritur pagat për mjekët dhe infermierët. Do vijojmë t’i rrisim pakat për mjekët dhe infermierët edhe këtë vit duke filluar nga 1 korriku. Edhe pse po përballemi me vështirësi ne do ta çojmë deri në fund zotimin tonë.

Deri në fund të mandatit pagat për mjekët dhe infermierët do rritem me 40% dhe nuk do ndalemi këtu sepse autonomia spitalore si një model i ri për menaxhimin dhe financimin spitalor në vend do mundësojë që stafet tona ta paguhen sipas performancës, por nga ana tjetër ajo që na intereson është shërbimi ndaj njerëzve dhe ne duam që të eliminojmë çdo praktikës abuzive dhe korruptive në sistemin spitalor dhe autonomia spitalore do ndikojë në eliminim e çdo abuzimi. Por thënë kjo nuk kemi përfunduar, kemi shumë për të bërë”, pohoi ajo.

Ministrja u shpreh se lista e barnave me rimbursim do të zgjerohet më tej në ndihmë të kategorisë së pensionistëve.

“Siguruam për më shumë se 400 mijë qytetarë dhe vijojmë të sigurojmë barna të rimbursueshme, ku alernativa e parë dhe e vetme në listën e rimbursimit të barnave është falas, por a duhet të bëjmë më shumë? Patjetër që po. Në do të mundësojmë që pensionistët, që grupet më në nevojë, ata pensionit që kanë pensione jo të larta, të mundet të aksesojnë edhe një listë të pasisjeve mjeksore sikurse janë fishat e diabetit”, deklaroi Manastirliu.