Ballina Vendi Ministri serb ironizon vendimin e BE për Ukrainën:Nëse kushti për të pasur...

Ministri serb ironizon vendimin e BE për Ukrainën:Nëse kushti për të pasur një proces integrimi të përshpejtuar, është të shkohet në luftë me dikë, atëherë integrimi europian nuk ia vlen.

1

Ministri i Brendshëm i Rusisë, Aleksandër Vulin u shpreh se nëse kushti për të pasur një proces integrimi të përshpejtuar, është të shkohet në luftë me dikë, atëherë integrimi europian nuk ia vlen.

Në një deklaratë me shkrim, Vulin deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të mos pretendojë se ka të njëjtat rregulla për të gjithë ata që duan të anëtarësohen në atë organizatë, duke qenë se Ukraina u bë kandidate për anëtarësim pavarësisht se nuk i përmbush standardet, të cilat janë zbatuar me kaq kujdes për vendet ballkanike.

“Deri dje, Bashkimi Evropian nuk ishte aleancë ushtarake, as gjendja e luftës nuk ishte kusht për fillimin e negociatave, por tani e shohim se është vendimtare, dhe nëse kushti që Serbia të përparojë më shpejt drejt Unionit do të ishte të shkojë në luftë me dikë, atëherë faleminderit, nuk ia vlen

Sa i përket Ukrainës, ajo kapërceu disa dekada presionesh, shantazhesh dhe burokracish dhe nuk i është dashur të luftojë me luftën kundër korrupsionit, duke përmbushur kriteret në fushën e drejtësisë apo reformat ekonomike dhe nuk ka nevojë të flitet për bashkëpunim me gjykatat që përcaktojnë luftën ndaj krimit”, tha Vulin.