Ballina Rajoni Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë: Arritja e marrëveshjes me Kosovën...

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë: Arritja e marrëveshjes me Kosovën është shumë larg

2
Beograd, 2.januara 2014. - Premijer Srbije Ivica Dacic porucio je danas da vanredeni parlamentarni izbori nisu prioritet, ali da to ne znaci da se plasi izbora, jer i ako ih bude, smatra da ce time biti "zapecacena sudbina opozicionih stranaka". Dacic je novinarima rekao da tema izbora nije aktuelna i ponovio da se prvi potpredsednik vlade i lider SNS Aleksandar Vucic i on slazu da izbori nisu prioritet i da to nije na dnevnom redu, a da li ce biti promenjen odnos politickih snaga to je za neku kasniju raspravu. FOTO TANJUG / ZORAN ZESTIC / nr

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit do të konkretizohet në pranverën e vitit 2023. Diplomati serb ka deklaruar se kjo datë nuk është përmendur nga zyrtarët e brukselit, pasi një gjë e tillë nuk mund të realizohet.

“Arritja e marrëveshjes është shumë larg. Ajo datë nuk ekziston, as nuk përmendet. Bisedimet sigurisht që do të vazhdojnë, por mendoj se jemi larg datës që ata e caktuan, datës që u imponua artificialisht, që të gjithë e refuzuan, madje edhe amerikanët”, ka thënë Daçiç.

Sipas tij, presidenti serb Aleksander Vuçiç ka ruajtur  vlerat themelore, “vija e kuqe”, se Prishtina  nuk mund të jetë anëtare e OKB-së, dhe sigurinë  për qytetarët serbë në Kosovë.

“Afatin mars 2023 nuk e kam shkruajtur unë. Në ftesën e Brukselit që synohej në fund të bëhej publike është paragrafi ku thuhej që bisedimet përfundojnë në mars 2023”, pati deklaruar kryeministri Albin Kurti në konferencën për media.

Nga ana tjetër Daçiç u ndal edhe të nisja e  procedurave disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë  nga FIFA. Sipas diplomatit serb, nuk ka asgjë fyese nëse dikush thotë “Nuk ka dorëzim”.

“Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht, anëtar i Kombeve të Bashkuara, me Kosovën pjesë të Serbisë, çfarë nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe çfarë është ofenduese. Ky është një tregues se sa nuk ka parime, por standarde të dyfishta”, tha ai.

FIFA nisi hetimet ndaj skuadrës serbe pasi një flamur që tregonte Kosovën si pjesë e Serbisë ishte varur në dhomën e zhveshjes para ndeshjes me Brazilin në Kupën e Botës. Një fotografi e flamurit me mesazhin “Nuk ka dorëzim” në serbisht u bë virale në rrjetet sociale.