Ballina Vendi Pasi artisti u dënua me tre vjet burg, Ministri i Drejtësisë...

Pasi artisti u dënua me tre vjet burg, Ministri i Drejtësisë takohet me Bojken Lakon

1

U dënua me tre vjet shërbim prove, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kantautorin Boiken Lako. Përmes një postimi në facebook ministri i Drejtësisë shkruan se pavarësisht çfarë ka ndodhur, tashmë kryerja e shërbimit të provës nga ana e këngëtarit do të jetë shembulli i parë i një qasjeje dhe vizioni për këtë shërbim.

“Nuk mund të kthejmë pas çka ndodhur, por mund të bëjmë që shërbimi i Bojkenit ndaj komunitetit të mos shihet si provë, por si kontribut, ashtu si ai ka ditur gjithmonë ta japë. E pse jo, të jetë shembulli i parë i një qasjeje dhe vizioni të ri që kemi për Shërbimin e Provës dhe në këtë panoramë të re, së bashku me Bojkenin, biseduam dhe dakorduam për një projekt mjaft interesant, të cilin e pres me padurim të vihet në jetë’, shkruan Manja në facebook.