Ballina Vendi ‘Minimatura’, mbi 31 mijë nxënës i nënshtrohen sot provimit të gjuhës shqipe!...

‘Minimatura’, mbi 31 mijë nxënës i nënshtrohen sot provimit të gjuhës shqipe! Del teza e testit

3

Rreth 31350 minimaturantë i nënshtrohen kësaj të hëne provimit të parë të detyrueshëm, atij të lëndës së Gjuhës shqipe. Të përfshirë në proces janë rreth 6000 mësues.

Provimi zgjat rreth 2 orë e 30 minuta dhe nxënësit që përfundojnë klasat e nënta duhet të paraqiten një orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit në shkollë. Vetëm 15 minuta pasi ka nisur provimi i gjuhës shqipe për nxënësit e klasave të 9-ta, ka dalë teza me pyetjet. Në rrjete sociale janë publikuar fotografitë e njërës prej tezave. Kjo tregon se nxënësit kanë arritur të fusin celularët në klasë.

Ndërkohë më 23 qershor do kenë provimin e matematikës dhe më 29 qershor kanë provimin e gjuhës së huaj.

Gjuhët e huaja që jepen si provim i detyruar janë: “Anglisht”, “Frëngjisht”, “Italisht” dhe “Gjermanisht”. Testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.

Testet e PKAB hartohen nga QSHA. Vlerësimi i testeve të PKAB kryhet nga mësues të certifikuar nga Zyrat Arsimore Vendore.