Ballina Lifestyle & Showbiz Milaim Zeka nuk heq dore,mbron Elsa Lilën dhe sulmon modelin e sotëm...

Milaim Zeka nuk heq dore,mbron Elsa Lilën dhe sulmon modelin e sotëm te kengetareve: ‘Prostituta që për një klip flenë me 10 biznesmenë’

1

Gazetari i njohur, Milaim Zeka, i ka dalë edhe njëherë në mbrojtje këngëtares, Elsa Lila, e cila u arrestua pak javë më parë në Itali për drogë.

Sipas Zekës, Lilën e kanë sulmuar disa “njerëz të pafytyrë” e për këtë arsye ka vendosur që t’i dalë në mbrojtje artistes. Ai shtoi se nuk e di se çfarë ka bërë Elsa, por që ajo do ta paguajë faturën vetë.

Gjithashtu gazetari i njohur u shpreh se pavarësisht se çfarë ajo ka bërë, mbetet një artiste e madhe që na ka zbardhur fytyrën. I ashpër është treguar edhe me personazhet që e kanë sulmuar, duke i quajtur “prostitute”.

“Të ngrihen njerëz të pafytyrë ta gozhdojnë një artiste kaq të madhe që na ka zbardhur fytyrën, të bëjnë akuza ndaj saj, për mua ishte e pafalshme. Nuk mund të hesht përballë kësaj. Dhe kush e sulmonte? Disa prostituta vipa, që për një videoklip 3 minuta flenë me 10 biznesmenë. Dhe kur prostituta të shet moral para Elsa Lilës, kjo është të çmendesh!

Prandaj e kam mbrojtur. Unë nuk e di çfarë ka bërë Elsa Lila, por çfarëdo që ajo të ketë bërë, do ta paguajë faturën vetë. Unë kam folur për të, si njeri dhe si artiste. Dhe ajo para së gjithash është njeri i mirë”, u shpreh Zeka teksa ishte i ftuar në “Dritare Tv”.