Ballina Vendi Meta në konferencën me gazetarët“Partia e Lirisë do të ndezë flakën e...

Meta në konferencën me gazetarët“Partia e Lirisë do të ndezë flakën e demokracisë”. Nuk kam asnjë konkurrencë me Berishën

1

Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është duke zhvillua një konferencë me gazetarët.

Një ditë më parë LSI u shkri dhe u konvertua në Partia e Lirisë, ndërsa Monika Kryemadhi dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë, duke i lënë stafetën Metës.

Meta tha sot se nuk ka asnjë konkurrencë me Berishën  dhe se  Partia e Lirisë do të ndezë flakën e demokracisë.

“Nuk është problem nëse do jetë parti e parë e opozitës, sepse mund të jesh parti e parë opozitare për 200 vjet, kjo të bën bisht të mazhorancës. Nuk kam asnjë konkurrencë me Berishën. Do ndezim flakën e demokracisë. Partia e lirisë do ndezi flakën e shpresës, e demokracisë. Do ta shpëtojë Shqipërinë. Nuk është parti nacionaliste, është parti patriotike. Nuk kemi pretendim territorial ndaj asnjë vendi. Jemi parti ultra demokratike. Referendumi është garant për rikthimin e Shqipërisë në themelet e kushtetutës. Kushtetuta e 1998, ishte kushtetuta më perfektë. Referendumi është pjesëmarrje e popullit. Është parti reale. ” , tha Meta.