tvkombi
tvkombi

Mediu “braktis” Berishën, nuk do të marrë pjesë në protestën e 6 dhjetorit

Politik

Publikuar ne:20:50 - 23/11/2022

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka konfirmuar se nuk do të jetë në protestën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha më 6 dhjetor.

Mediu tha në “Radar Informativ” se nuk është pyetur dhe nuk i ëhstë marrë mendim për protestën, kështu që nuk do të jetë i pranishëm.

Njëkohësisht ai shprehu bindjen se data e protestës nuk është zgjedhur si një sinjal kundër BE-së, që mban samitin me vendet e rajonit në të njëjtën ditë.

“As nuk më ka pyetur njeri për datën 6 dhjetor, kështu që nuk kam pse të jem. Nuk kam pakënaqësi për asnjë proetstë që zhvillohet në Shqipëri. Opozita nuk duhet të shikojë protestën si qëllim në vetvete. Opozita duhet t’i ruhet kurtheve. Ajo që zhvillohet në 6 dhjetor nuk është kontribut i Edi Ranës, ka kontribut Sali Berisha, e djathta”, tha Mediu, duke iu referuar samiti të BE-së./ ABC

Ju sugjerojmë