Ballina Rajoni Mediat serbe: Vuçiç niset me ushtrinë në kufi të Kosovës!

Mediat serbe: Vuçiç niset me ushtrinë në kufi të Kosovës!

0

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë një lajmërim të rëndësishëm lidhur me tensionet që sa vjen edhe po përshkallëzohen në Veri të Kosovës. Pasi të mbajë konferencën urgjente për shtyp, do të niset për në kufi ku edhe do të qëndrojë gjatë gjithë natës me ushtrinë. Sipas mediave serbe, Vuçiç dëshiron që ta monitorojë vetë situatën nga afër.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.