Ballina Vendi Mediat greke: Shqipëria pro rinovimit të marrëveshjes pesëvjeçare për miqësinë dhe bashkëpunimin...

Mediat greke: Shqipëria pro rinovimit të marrëveshjes pesëvjeçare për miqësinë dhe bashkëpunimin me Greqinë

1
3236600

Mediat greke, referuar burimeve diplomatike, shkruajnë se qeveria shqiptare është pro rinovimit të marrëveshjes pesëvjeçare për miqësinë, bashkëpunimin, fqinjësinë e mirë dhe sigurinë mes Greqisë dhe Shqipërisë, pas një propozimi grek.

Ky pakt u nënshkrua mes dy vendeve në vitin 1996 dhe kishte një kohëzgjatje fillestare, nga dita e zbatimit, 20 vjet, e cila përfundoi në vitin 2018. Më pas u rinovua për një periudhë pesëvjeçare, deri në vitin 2023.

Pas skadimit të këtij rinovimi, të dyja palët ranë dakord për rinovimin e tij edhe për pesë vite të tjera.

Ky zhvillim është pjesë e përmirësimit të vazhdueshëm të klimës në marrëdhëniet mes dy vendeve, gjë që u la të kuptohet gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë në tetor 2020, si dhe takimit të tij të fundit me kryeministrin  Edi Rama.