Ballina Lajme Më shumë se 6 orë në pritje të vendimit, Fatos Tushe i...

Më shumë se 6 orë në pritje të vendimit, Fatos Tushe i entuziazmuar mendoi se fitoi pafajësinë! Gjyqtari i ‘preu’ krahët pas…

1

Pasi kanë kaluar 6 orë në sallën e gjyqit në pritje të shpalljes së vendimit nga ana e togave të zeza të GJKKO-së, duket se ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe ka krijuar shpresa se mund të shpallej i pafajshëm.

Sipas gazetares Klodiana Lala, të pranishmit kanë duartrokitur para se gjyqtari të shqiptonte dënimin me burg.Por më pas ata nuk kanë reaguae mirë. Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar të pranishmit në sallë.

GJKKO ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burgim ish-kryebashkiakun socialist i cili u arrestua pas abuzimit me tenderat për kanalet vaditëse.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ish-kryebashkiakut është reduktuar në 2 vite e 4 muaj. Po ashtu Tushes i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vitet e ardhshme.

© Panorama.al