Ballina Sport ‘Më rrëqethet mishi’, Florian Marku ‘zbarkon’ në Air Albania: Më 25 gusht...

‘Më rrëqethet mishi’, Florian Marku ‘zbarkon’ në Air Albania: Më 25 gusht natë e paharrueshme 

1

Florian Marku ka vizituar sot ‘folenë e tij’ që e pret me 25 gusht. Boksieri ishte në stadiumin ‘Air Albania’ pasi do zhvillojë një ndeshje të rëndësishme për karrierën pavarësisht se ende nuk është zbuluar kundërshtarin, por edhe detajet e biletave.

“Sot pashë nga afër stadiumin që do ndeshem në 25 gusht. Me rrënqethet mishi kur mendoj se do ketë mijëra shqiptarë këtu që do bërtasin emrin tim. Ju pres të gjithëve për një natë madhështore,”-shkruan në rrjetet sociale Florian Marku.

Marku është kampion në kategorinë IBF, ndërsa pretendon se do fitojë të gjithë titujt në peshën ku garon ‘ëelterëeight’. Ai ka lindur në Lushnje, por është me origjinë nga Kosova.