Ballina Bota Me qiri ne dore ne cep te katedrales, dhe duke bere kryqin,...

    Me qiri ne dore ne cep te katedrales, dhe duke bere kryqin, Putin merr pjesë në meshën e Pashkëve Ortodokse

    1

    Vladimir Putin ka marrë pjesë në një meshë të Pashkëve të zhvilluar nga Kisha Ortodokse Ruse, e cila ka mbështetur fuqishëm atë që Kremlini e quan “operacioni i tij special ushtarak” në Ukrainë që ka nisur më 24 shkurt.

    Ai qëndroi në njërën anë në Katedralen e Moskës, duke mbajtur një qiri të kuq të ndezur.

    Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e saj të 60-të. Ditën e djeshme, pak pas fillimit të festimeve të Pashkëve Ortodokse, Odessa u godit nga një sulm me raketa që la të paktën tetë viktima.