“Më merr me vete në rrugë, biri im, sepse ende mund të eci. Duke ecur pranë teje, pa pasur nevojën e një makine, nuk do të ndihem e moshuar. Më fto në shtëpinë tënde, biri im, edhe vetëm të dielave kur je pushim, në mënyrë që të ndajmë bashkë një vakt dhe të mos ndihem e vetmuar.
Më fol me mirësjellje, bir, mos u nevrikos me kokëfortësinë time. Ne të moshuarve, njësoj si fëmijëve, na pëlqen t’i kundërshtojmë të tjerët. Ti mos më zbraz nerva, por më buzëqesh sikur nuk ka ndodhur gjë. Njësoj kam bërë me ty, kur më nevrikosje gjatë fëmijërisë tënde.
Festo përvjetorët e mi, mos i kritiko marrëzitë e mia. Unë ende mendoj me qartësi, e kam mendjen të kthjellët dhe mbaj mend çdo kujtim të së shkuarës. Eja të më kërkosh në shtëpi, biri im. Nuk do të kërkoj gjë, dua thjesht të ndiej praninë tënde dhe të shoh fytyrën tënde. Mos më lër të vetme dhe të mërzitur. Mjekët gabohen, dhimbja e vërtetë buron nga shpirti, jo nga sëmundjet”.