Ballina Lajme “Më kërcënuan 4 banda”- Burg për supermashtruesen, zbërthehet në gjyq: Më morën...

“Më kërcënuan 4 banda”- Burg për supermashtruesen, zbërthehet në gjyq: Më morën peng

2

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 30-vjeçaren Milena Deraj, e akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda. Në seancë ajo ka pretenduar se është kërcënuar nga 4 banda për mos mbajtjen e premtimit për të hequr 2 burgime të përjetshme.

Ajo kishte marrë përsipër të gjente 2 avokatë të suksesshëm për zgjidhjen e çështjes. Deraj ka pretentuar se është kërcënuar me pistoletë në kokë dhe është marrë peng.

Deraj, një ish-punonjëse e Bankës se Shqipërisë, akuzohet se mashtroi 3 shtetas (babain dhe dy djemtë), duke iu marrë 340 000 euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.

Deraj u premtoi personave në fjalë heqjen e dy burgimeve të përjetshme.

Në vijim të veprimeve hetimore u shpallën në kërkim dhe personat që u mashtruan nga 30-vjeçarja pasi me vetëgjyqësi e kanosën kthimin e parave.

Nga hetimet e thelluara policia ka mundur të dokumentojë edhe një rast tjetër të mashtrimit të kryer nga 30-vjeçarja.

Ajo i mori një shumë prej 230 000 euro një shtetaseje, me pretendimin se do t’i investonte paratë në bono thesari me qëllim përfitimi.