Ballina Bota Më i forti në 100 vitet e fundit, pamje rrëqethëse nga tërmeti...

    Më i forti në 100 vitet e fundit, pamje rrëqethëse nga tërmeti në Turqi

    1

    Këto janë pamjet rrëqethëse që vijnë pas tërmetit me magnitudë 7.4 Rihter që goditi rajonin juglindor të Turqisë dhe disa provinca në Siri në orët e para të mëngjesit.

    Sikurse duket në foto dhe në video ajo çfarë ka mbetur pas tërmetit janë pallate dhe ndërtesa të shkatërruara, të plagosur,dhe njerëz që kërkojnë nën rrënoja.

    Deri tani vetëm në Turqi raportohen për  284 të vdekur.  Zëvendëspresidenti turk  tha se janë 2 mijë e 323 të plagosur dhe 1710 objekte të shembura apo të dëmtuara në total.

    Ekipet e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e civilëve nga rrënojat, ndërkohë që bilanci i viktimave mund të jetë disa herë më i lartë.