Ballina Vendi Mbuloi trupin me 848 tatuazhe, burri ankohet: Nisa të teshtij bojë të...

Mbuloi trupin me 848 tatuazhe, burri ankohet: Nisa të teshtij bojë të zezë

1
0 The 15th International Amsterdam Tattoo Convention

Një burrë që mban rekordin botëror Guinness për numrin e tatuazheve në sipërfaqe katrore në trupin e tij ka folur për mediat për eksperiencën e tij të dhimbshme.

Matt Gone aktualisht ka 0.6 m2 të trupit të tij të mbuluar nga tatuazhet dhe pasionin e tij e kuptoi kur filloi t’i përdorte ato për të fshehur deformimet e tij të lindjes.

Që prej asaj kohe ai i ka shtrirë veprat e artit prej fanatiku tatuazhesh në të gjithë kokën e tij.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Duke folur në një video të rekordeve botërore Guinness në YouTube, ai zbuloi elementët më të ndërlikuar të transformimit të tij dramatik.

“Pika më e dhimbshme në trup për të bërë tatuazh? Hunda. Kjo është më e dhimbshme, madje edhe gishtat e vegjël të këmbëve, shtretërit e thonjve dhembin shumë”, pranoi ai.

Më tej Matt shtoi: “Kam teshtirë bojë të zezë për rreth 20 minuta pas kësaj, dhe ishte gjëja më e dhimbshme që kam kaluar ndonjëherë. Qepallat janë shumë të dhimbshme, edhe me anestezi. Kam tatuazh brendësinë e qepallës; njerëzit në përgjithësi bëjnë tatuazhe vetëm deri në vijën e qerpikëve”.