Ballina Vendi Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve për Presidentin

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve për Presidentin

1

Do të mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare të cilët do të diskutojnë për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 12:30. Enkelejd Alibeaj konfirmoi pasditen e së hënës se opozita do të jetë pjesë e tryezës së Konferencës së Kryetarëve, dhe bashkë me të, të pranishëm do të jenë edhe Agron Gjekmarkaj, Fatmir Mediu, Mesila Doda dhe Griuda Duma.

Partitë kanë kushtet e tyre për zgjedhjen e presidentit dhe ende nuk ka një konsensus për kriteret.