Ballina Vendi Mblidhet Bordi i Transparencës, ulet sërish çmimi i naftës

Mblidhet Bordi i Transparencës, ulet sërish çmimi i naftës

1

Ministrja e Financave Delinda Ibrahimaj, ka reaguar lidhur me paketën e rezistencës sociale, e cila ka treguar vendimet e marra nga Bordi i Transparencës.

Çmimi i naftës dhe benzinës është ulur në 211 lekë/litër. Ky vendim është me qëllim të përkohshëm dhe do të jetë i vlefshëm për periudhën 15-16 mars 2022. Më pas pritet që të mblidhet sërish Bordi për pasqyrimin e çmimeve të shitjes.

Sakaq, Ibrahimaj bën me dije se do të vijojë monitorimi dhe kontrolli i vazhdueshëm i situatës, për të garantuar zbatimin e plotë të vendimeve të Bordit të Transparencës.

PAKETA E REZISTENCËS SOCIALE

Njoftim i rëndësishëm

Bordi i Transparancës i ngritur me vendim Qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit në mbledhjen e tij të radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 211 lekë/litri, ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 të  jetë 211 lekë/litri,ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 93 lekë/litri me pakicë për automjetet, duke mbetur i pandryshueshëm nga mbedhja e fundit e bordit.

Këto çmime do të jenë të vlefshme për periudhën 15-16 mars 2022, pas kësaj bordi do të rimblidhet nesër për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.

Jemi në monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm të situatës, për të garantuar zbatimin e plotë të vendimeve të Bordit të Transparencës.