Ballina Lajme Mbi 500 ha tokë nën ujë në Shkodër dhe Lezhë

Mbi 500 ha tokë nën ujë në Shkodër dhe Lezhë

1

Rreth 300 ha tokë vijon të jetë nën ujë në Shkodër ndërsa zona më e prekur është ajo e Anës së Malit.  Gjatë orëve të fundit si rrjedhojë e ndërprerjes së reshjeve ka rënë edhe niveli i ujit në lumenjtë Drin dhe Buna.

Më e qetë paraqitet gjendja edhe në qarkun e Lezhës. Aty autoritetet raportojnë për rreth 260 ha tokë nën ujë ndërsa njësia më e prekur është ajo Balldre. Uji është tërhequr nga rrugët kryesore duke lehtësuar kalimin e automjeteve. 

Raportohet për një situatë të normalizuar edhe në qarqet e Elbasanit dhe Gjirokastrës. Sipas autoriteteve akset nacionale janë të gjitha të hapura ndërsa ka rënë edhe niveli i ujit në lumenj. Përmirësimi i kushteve atmosferike gjatë orëve të fundit ka kthyer në normalitet edhe lundrimin në det ku lundrimi i mjeteve vijon në kushte normale.