Ballina Bota Mbi 15 mijë të vdekur dhe 65 mijë të plagosur, rritje dramatike...

    Mbi 15 mijë të vdekur dhe 65 mijë të plagosur, rritje dramatike e viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri

    1

    Rritet në mënyrë dramatike numri i viktimave nga tërmetet që shkatërruan 10 qytete të Turqisë jugore dhe disa të tjera në Sirinë veriore. Mbi 15 mijë të vdekur raportohen nga dy vendet që u prekën

    Pak çaste më parë, agjencia turke e përballimit të fatkeqësive AFAD raportoi se 12 mijë e 873 persona humbën jetën në Kahramanmaraş deri mëngjesin e të enjtes.

    Sakaq njoftohet se 62 mijë e 937 persona u plagosën nga tërmetet në Kahramanmaras.

    Mbrojtja civile e Sirisë tha se të paktën 2,992 njerëz ishin vrarë në veri-perëndim të Sirisë. Ajo tha se kishte më shumë se 2,850 të plagosur.

    USGS: Tërmetet në Türkiye, shumë të mëdha dhe të fuqishme

    Tërmetet e fundit që tronditën Turqinë juglindore ishin shumë të mëdha dhe të fuqishme, sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

    Tërmeti më i fuqishëm në histori tronditi Kilin në vitin 1960 me magnitudë 9,5 ballë.

    Tërmet tjetër i fuqishëm tronditi shtetin amerikan të Alaskës katër vjet më vonë me magnitudë 9,1.

    Tohoku i Japonisë u trondit në vitin 2011 me një tërmet me magnitudë 9 ballë të shkallës së Rihterit.

    Tërmetet që tronditën Turqinë këtë javë gjenden lart në listë.

    Gjithsej 6.444 ndërtesa u shkatërruan në tërmetet me qendër Kahramanmaraş që goditën dhjetë provinca, duke prekur mbi 13 milionë njerëz.

    Disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndjenë lëkundjet e forta në harkun kohor prej më pak se dhjetë orësh.