Ballina Vendi Mbërrijnë 13 shqiptarët e riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, priten...

Mbërrijnë 13 shqiptarët e riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, priten nga ministri i Brendshëm në aeroportin e Prishtinës

1

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në aeroportin e Prishtinës 13 shqiptarët e riatdhesuar që kanë shpëtuar nga kampet e ferrit në Siri dhe janë të sigurt në duart e autoriteteve shqiptare. 4 gra dhe 9 fëmijë rikthehen në gjirin e familjes, për të lënë pas njëherë e përgjithmonë dramën që përjetuan prej një kohe të gjatë duke e çuar në 43 numrin total të bashkatdhetarëve që janë shpëtuar deri tani.

Shqiptarët e riatdhesuar janë pritur nga ministri i brendshëm Bledi Çuçi, i cili shprehu mirënjohje për partnerët strategjikë, SHBA, që bënë jashtëzakonisht shumë për finalizimin me sukses të operacionit të katërt përmes së cilit edhe Kosova riatdhesoi disa shtetas të saj

Kurrsesi nuk është operacioni i fundit dhe as do të ndalemi derisa të rikthejmë edhe gratë e fëmijët e mbetur ende në kampet famëkeqe të zonave në konflikt, duke u bazuar gjithashtu në listat e hartuara më herët me partnerët libanezë, Gjeneral Major Abbas Ibrahim dhe këshilltarin tonë diplomatik në rajon, Marc Ghorayeb”, tha Çuçi.

Ky është misioni i katërt i shpëtimit të shqiptarëve në Siri.  Më herët gjatë 3 misioneve të tjera janë riatdhesuar në Shqipëri 25 gra dhe fëmijë, ndërkohë që vijojnë të jenë në kampe dhe 17 shqiptarë të identifikuar. Report Tv mëson se nga të riatdhesuarit është edhe gruaja e dytë e Genci Ballës, Almira Kastrati dhe 2 djemtë. Ndërkohë që burimet bëjnë me dije se Eva Dumani, e reja e cila kërkoi ndihmë përmes mediave nuk ka ardhur sërish për shkak se nuk është gjetur nga autoritetet. Me këtë riatdhesim të sotëm shkon në 38 numri i shqiptarëve të riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, Roj e Alhol. Në fund të korrikut të kaluar ishte riatdhesimi i fundit, kur erdhën 5 gra shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol” në Siri. Janë rikthyer Brunilda Koçollari nga Tirana me 5 fëmijët e saj, Emanuela Vladi nga Dibra, nënë e 4 fëmijëve, Ruzhdije Balliu nga Librazhdi, Lavdie Kaca nga Tirana dhe 2 fëmijët e saj, si dhe Klotilda Zani nga Tirana me 3 fëmijë.

Deri më tani, nga Siria është kthyer Alvin Berisha, Floresha Rasha me katër fëmijët e saj (më 26 tetor 2020) dhe Endri Dumani. Pas kthimit nga kampi i ferrit “Al Hol” Rasha me fëmijët e saj si dhe Endri Dumani u zhvendosën për rehabilitim në shtëpinë e pushimit të ushtarakëve të Ministrisë së Mbrojtjes, në Konvaleshencë të Durrësit. Sipas burimeve, ka përfunduar faza e parë e trajtimit psikologjik që kishte të bënte me largimin e panikut nga gjendja e luftës që ata kishin përjetuar. 

Prej vitesh me dhjetra familje shqiptare të indoktrinuar nga rryma fetare u larguan nga shqipëria për luftën e xhihadit. Por toka e premtuar nga rekrutuesit e tyre u kthye në ferr, ku burra e gra vdiqën e shumë fëmijë mbeten në kampet famkeqe. Tanimë në Al Hol kanë mbetur edhe rreth 30 shqiptarë të tjerë, të cilët nuk janë identifikuar.