Ballina Vendi Mbante armë të ftohta në automjet, vihet në pranga 22-vjeçari nga Dërmënas,...

Mbante armë të ftohta në automjet, vihet në pranga 22-vjeçari nga Dërmënas, Fier

1

Fier

Mbante armë të ftohta në automjet, vihet në pranga 22-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. G., 22 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 doreza metalike (përforcues grushti).