Ballina Lajme Mbahet protesta e dytë para Ministrisë së Brendshme, policia rrethon godinën (Foto)

Mbahet protesta e dytë para Ministrisë së Brendshme, policia rrethon godinën (Foto)

1

Protesta e dytë pas vdekjes tragjike të 10-vjeçares Jonada Avdia në Himarë më 2 gusht, mbahet sot në kryeqytet.

Protesta do të mbahet këtë të hënë para Ministrisë së Brendshme dhe pritet të nis% në orën 19:30, nën moton “Drejtësi për Jonadën”, e cila humbi jetën ndërsa pushonte me familjen në plazhin e Himarës, kur skafi i komisarit Arjan Tase e përplasi dhe i mori jetën në vend.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Protestuesit do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, por edhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Demonstruesit vendosën një afat prej 72 orësh, ku kanë kërkuar nga Kryeministri Rama shkarkimin e dy ministrave dhe drejtorit, por duket se ky afat ka skaduar. Protesta mbështetet edhe nga opozita.