Ballina Vendi “Mazhoranca nuk mund ta zgjedhë e vetme presidentin”.Alibeaj: Katër deputetë të PS,...

“Mazhoranca nuk mund ta zgjedhë e vetme presidentin”.Alibeaj: Katër deputetë të PS, non-grata

1

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka folur sot në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit.

Gjatë një deklarate për mediat, Alibeaj tha se është përgjegjësi e të gjitha forcave politike të marrin pjesë në proces, ndërsa shtoi se mazhoranca socialiste nuk e ka legjitimitetin për ta zgjedhur e vetme kreun e shtetit.

E rëndësishme të diskutojmë për çështje të interesit publik dhe të interesit të PD. Të rëndësishme janë ngjarjet parlamentare. Për zgjedhjen e Presidentit ju e dini që cili është qëndrimi im personal. 

Qëndrimi i grupit parlamentar të PD është i qartë dhe në konsultim me deputetët, duke marrë peshën e përfaqësimit së paku të gjysmës së shqiptarëve, duke mos i ikur përgjegjësisë, por duke marrë përgjegjësi.

Është test politik për të gjitha palët politike të marrin pjesë në proces, do marrim pjesë në diskutime.

Kjo mazhorancë nuk e ka legjitimimin për të zgjedhur presidentin. Shqiptarët duan një profil politik i cili mos të ketë të bëjë fare me influencën e non-gratave.

Janë 4 deputetë të kësaj mazhorance që nuk e kanë të drejtën morale dhe politike për të votuar për presidentin”-tha Alibeaj.