1 Qershori nuk do të jetë vetëm dita e fëmijëve. Maturantët do të ulen në salla të mëdha për t’iu nënshtruar provimit të parë. Pas gjuhës së huaj vendin do t’ia lënë edhe tre teste të tjera për të shkuar drejt diplomimit.
Kjo e mërkurë ishte dita e fundit kur maturantët janë konsultuar me mësuesit për temat që përftuan prej shtatorit
Më 1 qershor ata do të zhvillojnë provimin e parë të maturës shtetërore.
Provimi i parë do të jetë ai i anglishtes, i cili këtë vit do të zhvillohet në ambiente të mëdha.
Testi do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet maksimalisht me 50 pikë.
Cdo maturant duhet të paraqitet 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit së bashku me dokumentin e identifikimit.
risi këtë vit është dhe monitorimi i studentëve nga kamerat gjatë provimit e cila ka si qëllim të vëzhgojë dhe dokumentojë të gjithë procesin e provimit, duke rritur transparencën.
Nga ana e institucioneve përgjegjëse janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e provimit.
Pas provimit të gjuhës së huaj maturantët do të japin dhe me datë 7 qershor provimin e Gjuha Shqipe, më datë 13 qershor të Matematika dhe të fundit atë të lëndës me zgjedhje kanë për ta zhvilluar më 19 qershor.