Ballina Lajme Social Matura Shtetërore/ Maturanti ka te drejtë të kërkojë rivlerësim testi

Matura Shtetërore/ Maturanti ka te drejtë të kërkojë rivlerësim testi

0

Maturantët në datën 1 qershor do t’i nënshtrohen provimit të parë të maturës shtetërore atij të Gjuhës së Huaj për t’u pasuar më apas nga 3 provimet e tjera, atë të Gjuhës Shqipe, Matematikës dhe provimit me zgjedhje.

Bazuar në udhëzimet  e  lëshuara  nga  Ministria  e  Arsimit, Zyra Vendore Arsimore Elbasan ka përfunduar të  gjitha detyrimet që provimet të realizohen pa probleme.

23  shkollat e mesme të Përgjithshme dhe ato Profesionale janë gati. Drejtori i kësaj zyre, Ermir Çela  sqaron se janë planifikuar dhe janë vënë në gatishmëri 8  vendet ku do zhvillohen provimet, duke përfshirë këtu edhe palestrat  e disa shkollave.

Ashtu si çdo vit para hyrjes së nxënësve në vendet e përcaktuara ku do të zhvillohen provimet do të bëhet kontrolli i imtësishëm për mosmbajtjen me vete të celularëve apo sendeve të tjera të ndaluara.

Pas marrjes së përgjigjeve këtë vit maturantët do të kenë të drejtë të ankimojnë rezultatin nëpërmjet një e-maili drejtuar Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

 

/Rtsh/