Ballina Lajme Social Matura Shtetërore/ 30 mijë nxënës i nënshtrohen sot provimit të Matematikës

Matura Shtetërore/ 30 mijë nxënës i nënshtrohen sot provimit të Matematikës

0

Nxënësit e arsimit të mesëm do t’i nënshtrohen këtë të martë (13 qershor) provimit të tretë të Maturës Shtetërore. 30 mijë maturantë do të japin sot në orën 10:00 provimin e Matematikës, test ky që do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Gjimnazistëve u mbetet dhe një provim i fundit për të përmbyllur ciklin, që është Provimi me Zgjedhje më 19 qershor.

Më 1 qershor nxënësit e gjimnazeve iu nënshtruan provimit të Gjuhës së Huaj, ndërsa më 7 qershor kryen provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Kujtojmë se tezat e dy provimeve të para për nxënësit e arsimit të mesëm, janë publikuar në rrjetet sociale, 30 minuta pas nisjes së testeve. Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se publikimi i tezave të provimit nuk ka cenuar procesin.

Testet e provimeve të Maturës Shtetërore 2023 hartohen, administrohen dhe vlerësohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA).

Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale. Maturantët/kandidatët që rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2023, i rijapin provimet në sesionin e dytë.